Shqiptarët ‘sfidojnë’ policinë belge/ ‘Shtëpi bari’ vetëm 100 metër larg ndërtesës se policisë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga për kultivim të kanabisit. Pas disa hetimeve policia belge ka arritur të zbulonte aktivitetin e dy shqiptarëve.

Efektivët zbuluan një banesë të kthyer në ‘shtëpi bari’, jo më larg se 100 metra nga ndërtesa qendrore e policisë në Roeselare.

Ndërkohë shqiptarët e arrestuar nuk kanë pranuar se kanë lidhje me ngjarjen. Sakaq nga hetimet është zbuluar edhe lidhja e paligjshme e energjisë elektrike, një praktikë shumë e përdorur nga kultivuesit e kanabisit.

Latest articles

Related articles