Sali Berisha në një konferencë për mediat në selinë blu ka akuzuar ambasadoren amerikane Yuri Kim se ka mbështetur ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, edhe pse ishte nën hetim nga dyshja McGonigal-Neza.
Mirëpo ai harron të përmendë faktin që ambasadorja Yuri Kim dhe SHBA e dinin që aakuzat ishin të stisura nga zyra e Edi Ramës dhe dëshmitarët që ulen në krahun e majtë dhe të djathtë të Berishës. Dëshmitarë që janë paguar nga zyra e Edi Ramës për të thënë gjepura në Vjenë, siç e konfirmon aktakuza e FBI.
Ata e dinë shumë mirë kush ishte zyrtari anonim dhe nga kush u pagua për të hedhur një akuzë të tillë. Sepse çështja McGonigal në SHBA ka vite që hetohet dhe për këtë qartësisht kane qenë në dijeni të gjithë
Ajo që tashmë do të jetë surprizë është se si SB eshte përfshirë në këtë sipërmarrje kriminale për të demtuar Lulzim Bashën. Cilët kanë qenë komunikimet, porositë dhe lidhje familjare.
Berisha e di që emrat do të dalin shumë shpejt, prandaj ka vazhduar me këto akuza qesharake.
Po te kishin dyshime SHBA ndërprisnin takimet me Lulzim Bashën siç kanë bërë me Berishën të cilin që nga mandati i dyte në qeveri nuk e takon askush. Ndërsa Lulzim Bashen e kanë takuar të gjithë zyrtarët dhe ish zyrtarët e lartë të SHBA. Sali Berisha duket se është në shterrim mendor dhe tashmë është shndërruar në mbrojtës dhe avokat të te gjithë nongratave në Shqipëri, biznesmenë dhe politikanë.