Aksidentohet një tjetër autobus urban tek rrethrrotullimi i Saukut , panik tek qytetarët(Video)

Një tjetër autobus urban është aksidentuar në kryeqytet, pasditen e sotme. Në një video të publikuar nga JOQ Albania, shihet se një urban është aksidentuar tek rrethrrotullimi i Saukut, teksa qytetarët kanë dalë jashtë të tmerruar.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, apo nëse ka të lënduar, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga ana e policisë.

Kujtojmë se pak më herët një aksident masiv ndodhi në zonën e njohur si “Shallvaret”, ku Urbani i Unazës ka marrë para shumë automjete duke shkaktuar disa të plagosur.

Nuk dihet ende ç’po ndodh me urbanët e kryeqytetit, dhe çfarë i shkakton këto aksidente ‘seri’.

Latest articles

Related articles