Ukraina: Ushtria ruse kreu sulme raketore dhe ajrore

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se Rusia dje ka kryer 14 sulme raketore dhe 19 sulme ajrore në territoret e vendit.

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm thuhet se Rusia përpjekjet e saj kryesore i ka intensifikuar për të kaluar në sulm në Kupyansk, Lyman, Bakhmut, Avdiivka dhe Shakhtarsk, ndërsa ushtarët ukrainas dje zmbrapsën 71 sulme ruse në këto drejtime.

“Forcat ruse kryejnë vazhdimisht zbulime ajrore për të përcaktuar objektivat e tyre. Ushtria ruse dje kreu 14 sulme raketore dhe 19 sulme ajrore. Qëlloi 57 herë nga sistemet raketore me shumë lëshues. U plagosën civilë”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se forcat ajrore të Ukrainës në ditën e fundit goditën 12 herë zonat ku janë intensifikuar ushtarët dhe pajisjet ruse dhe se ushtarët ukrainas rrëzuan 3 mjete ajrore pa pilot të forcave ruse.

Gjithashtu në deklaratë njoftohet se njësitë raketore dhe artilerike ukrainase kanë shkatërruar dy zona grumbullimi të njësive ruse si dhe stacionet e radarëve dhe të luftës elektronike.

Latest articles

Related articles