Policia Private, Qeveria ndërhyn në ligj për autoblindat dhe armët

30 vite nga ekzistenca e policive private qeveria ka hartuar një draft ku pritet që deputetët ta miratojnë.

Në realacion renditen disa arsye pse është e nevojshme rishikim i ligjit aktual, e ndër to janë:

Kontroll për mjetet e blinduara që përdorin këto biznese, armatimi, rekrutimi i stafit dhe parandimi i personave të papërshtatshëm si dhe pagat ndaj stafit e orët e punës.

1. Forcimi i kritereve që nga marrja e licencës, trajnimi i punonjësve, rekrutimi tyre etj.

2. Garantimi i zbatueshmerisë së ligjit nëpërmjet miratimit të akteve nënligjore në zbatim të tij;

3. Forcimi i rregullave dhe procedurave të rekrutimit në subjektet e shërbimit
privat të sigurisë fizike, me qëllim parandalimin dhe përjashtimin e personave të papërshtatshëm.

4. Rritja e efiçencës së kontrolleve të strukturave të Policisë së Shtetit ndaj
këtij shërbimi, duke vendosur një rregjim të rreptë kontrolli dhe monitorimi, sepse ende nga subjektet e SHPSF-së ka shkelje të ligjit, mosplotësim të detyrimeve ndaj punonjësve të punësuar etj.

5. Forcimi i regjimit të kontrollit të armatimit në zotërim të këtyre subjekteve, duke bërë reduktimin e tyre dhe eliminimin e armatimit ushtarak të sulmit nga arsenali i tyre.

6. Parashikimi i masave shtrënguese në drejtim të automjeteve të blinduara që këtij shërbimi i janë dhënë në dispozicion, me qëllim përdorimin e tyre vetëm për qëllimin për të cilat ato janë miratuar.

Kjo temë u trajtua sot edhe në emisionin FactCheck ku gazetarët Eni Ferhati dhe Arsen Rusta sqaruan se shpesh blindat i përdor krimi dhe persona me rekorde kriminale janë punësuar si polic privat.

Ky draft aktualisht ndodhet në paelament ndërsa për herë të parë fut konceptin e montuesve të kameravë të regjistruar dhe çertifikuar.

Latest articles

Related articles