Moti ka bërë kthesë të papritur orët e fundit me vranësira, reshje shiu dhe stuhi kryesisht në veriperëndim. Sipas Euronews Albania, temperaturat në Elbasan kanë qenë të larta dhe pse ka pasur vranësira dhe pritet që moti të jetë i paqëndrueshëm, dhe të ketë reshje shiu.
Ndërsa në Gjirokastër, gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, ka pasur erëra të forta, ndërkohë që pritet të nis dhe shiu.
Përsa i përket Vlorës gazetarja Ebrieta Maçaj bëri me dije se për shkak të erërave të forta është pezulluar lundrimi ndërsa disa vende janë përfshirë nga flakët.
“Erëra të forta kanë nisur që prej orëve të pasdites së ditës së djeshme. Është pezulluar lundrimi për mjetet e vogla dhe të peshkimit. Si pasojë e erës disa vatra zjarri janë shënuar ditën e djeshme në Dukat, Selenicë, por që janë vendosur në kontroll. Në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga zjarri dhe fusha e mbetjeve në Vlorë. Është duke u punuar për të vendosur nën kontroll këtë vatër zjarri”- tha ajo.