Ditën e hënë, më 27 shkurt do të zhvillohet mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi.
Ceremonia do të nisë në orën 10:30 ku do të bëhet edhe prezantimi i delegacioneve. Në mbledhje pritet të nënshkruhen disa marrëveshje mes dy vendeve
Marrëveshjet përfshijnë ndërtimin e urës mbi lumin e Bunës, dakordësi për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikollë – Pulaj si dhe marrëveshje në fushat e bashkëpunimit për menaxhimin e peshkimit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin e Bunës.
Axhenda dhe marrëveshjet
10:30 – Ceremonia e mirëseardhjes dhe prezantimi i dy delegacioneve para godinës së CANU-së.
10:45. – Nisja e seancës së përbashkët
13:00 – Nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët dhe Marrëveshjes Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.
(Përveç këtyre, do të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.)
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe Dritan Abazovic do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.