Finlanda do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë

Finlanda do t’i dërgojë në Ukrainë tri tanke luftarake Leopard 2, tha të enjten Ministria finlandeze e Mbrojtjes.

Muajin e kaluar, Gjermania pranoi të dërgojë tanket Leopard 2 në Ukrainë, pas një presioni të madh të ushtruar nga Kievi dhe NATO, shkruan REL.

Dërgimi i këtyre tankeve u ka dhënë dritën e gjelbër edhe shteteve tjera anëtare të NATO-s, për të dërguar gjithashtu tanke të prodhimit gjerman si ndihmë ushtarake në Ukrainë.

Vlera e paketës më të re të ndihmës mbrojtëse të Finlandës për Ukrainën do të arrijë në 160 milionë euro, duke përfshirë tre Leopardët dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas në lidhje me përdorimin e tyre, tha ministria.

Në janar, Finlanda premtoi miliona dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, por jo tanke ushtarake.

Latest articles

Related articles