Një 48-vjeçar në Shkodër ka vrarë veten me armë gjahu në banesën e tij.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20.
Arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:20, në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër, dyshohet se është vetëvrarë më armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi A. Xh., 48 vjeç.
Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.