Pas zgjimit nga gjumi, grupi i Ermionës dhe ai i Evës u mblodhën në oborr për të konsumuar kafen.
Ata biseduan për lojën me litar, ndërsa Eva tha se është torturuar nga kjo lojë, pasi nuk e ka bërë gjumin rehat.
Një pjesë prej banorëve në fakt, u ankuan për gjumin. Edhe Tani duke folur me grupin e tij, tha se po mendon të shkëputet nga litari, pasi nuk po duron dot më.