Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar këtë të enjte një takim me disa degë të Partisë Demokratike në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Alibeaj u ndal edhe te vendimi që pritet të marrë Gjykata e Apelit më 3 mars, në lidhje me vulën dhe logon e kësaj force politike.
Alibeaj iu drejtua grupit të Sali Berishës se e drejta do të fitojë dhe shtoi se nga ana juridike, ata nuk kishin të drejtë dhe prova që të shkonin në gjykatë.
“Çdo të bëhet në datën 3? E drejta do të fitojë, ligji do të fitojë, kontributi do të fitojë, historia do të fitojë, e ardhmja e Partisë Demokratike do të fitojë. Ndaj, qetësohuni sepse ajo që vjen pas datës 3, në çdo rast do të jetë një barrë më e madhe për demokratët, një peshë përgjegjësie më e madhe sesa sot për demokratët, për shqiptarët dhe për Shqipërinë.
Kjo është ajo e cila realisht më preokupon mua sesa teknikalitetet e vendimit. Doni për vendimin? As kanë të drejtë të shkonin ata në gjykatë, as kanë prova ata të shkonin në gjykatë. Me një gjykatës, i cili, të gjithë e dimë, i korrputuar politikisht dhe në presionin e të gjithë atyre elementëve, edhe financiare dha atë lloj vendimi”, theksoi ai.