Ish-ministri Brendshëm: Kina po ndihmon fshehurazi Rusinë, ja si është përfshirë në luftë

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj thotë se Kina po e ndihmon fshehurazi Rusinë, në luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Demiraj u shpreh se Kina e ka ndihmuar Rusinë dronë kamikazë, por edhe pajisje të tjera ushtarake.

“Kina, në mënyrë të vazhdueshme, jam i sigurt dhe kam informacione për këtë, që vazhdon ta mbështesë nëpërmjet çipave, nëpërmjet pajisjeve të bllokimit të luftës elektronike, nëpërmjet dhënies së dronëve kamikazë dhe nëpërmjet disa pajisjeve të tjera që janë me perdorim të dyfishtë, edhe civil, edhe ushtarak që industria ushtarake ruse po i përdor për mbështetjen e kësaj fushate insentive kryesisht në Ukrainën lindore”, theksoi ai.

Latest articles

Related articles