Kafja më e shtrenjtë shitet në Melburn të Australisë, ja sa kushton një filxhan

Kafja është një nga pijet më ekonomike, që zakonisht mund të porositësh pothuajse kudo. Por jo në Melburn të Australisë, ku lokali njohur si “Proud Mary” sapo ka blerë më pak se gjysmë kilogramë nga kafja më e shtrenjtë në botë, me vlerë të përgjithshme 2 mijë dollarë, pak a shume 150 dollarë filxhani.

Lokali disponon një sasi vetëm për 22 gota kafe. Varianti i kafes është i kultivuar në rajonin e Panamasë, dhe ka një kosto rreth 50 herë më të lartë se kafja tradicionale. Kafja e tipit Geisha shndërrohet në “black jaguar” pas një teknike të pjekjes e ngadaltë, më e gjatë se normalja por pa e djegur atë.

Arrihet një kafe të ëmbël dhe e errët që nuk është e hidhur, por ka një shije të mrekullueshme dhe të plotë.

Latest articles

Related articles