Ka pllakosur një panik në Foltore dhe në Partinë e Lirisë, e jo më pak në anët e mazhorancës, për faktin se Lulzim Basha është rikthyer në daljet publike e mediatike.
Makineria baltëhedhëse ka rifilluar sulmin kundër Bashës, përsërisin shpifjet e vjetra të cilat janë përgënjeshtruar disa herë nga koha.
Ndihen të humbur, Basha i ka mundur në heshtje. I ka “thyer në mes” duhe mos u marr me ta individualisht.
Nuk e personalizon betejën në bëma të rëndomta individuale.
Kur tjetri të rri i heshtur përball, stepesh, nuk e lexon dot. Nuk di çfarë fsheh me heshtjen.
Nuk di çfarë i kanë thënë anglo-amerikanët. Ka misticizëm në heshtje.
Këta që ia dinë vetes bëmat, u duket ferra lugat.
“Non grata” shkruan e fshin në netët pa gjumë versionin e ri të veprës së njohur të komunizmit “Rreziku Anglo-Amerikan Për Shqipërinë”.
Sa del Basha ata presin madatën prej korpusit euroatlantik të demokracisë.
Frikësohen, e i frikësohen thyerjes përfundimtare.
Po të hysh në historikun e betejave, ushtri dhe gjeneralë të njohur në botë, i kanë pësuar disfatat më të rënda, kur kundërshtari përball ka lëvizur në heshtje, ka përdorur fshehtësinë e i ka ndjellur humbësit në grackën e shpartallimit fatal.
Kjo mund të jetë një prej versioneve pse brinjët e trekëndëshit shtrembërohen sapo në dritare të lajmeve u del portreti i atij që ata e konsiderojnë si njeriun, si bashkëpunëtorin e politikës anglo-amerikane, tmerrohen, dalin në “pritë” e sulmojnë për ta “vrarë” si kanë bërë gjithë këto kohë.