Regjisori Kiço Londo është përlotur në studion e “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ndërsa ka folur për posterat e teatrit.
Ai tha se është i lumtur që ka të rinj që shohin teatër, pavarësisht se e kujt është shfaqja.
Londos iu mbushën sytë me lot kur tha se ditën e djeshme në qytet pa shumë postera për shfaqje të ndryshme.
“Jam i lumtur që ka të rinj; jam i lumtur që mbështeten të rinjtë; jam i lumtur që ka spektatorë drejt teatrit. Nuk ka rëndësi është shfaqja e Kiços, Vasianit apo dikujt tjetër; e rëndësishme është që ka shfaqje. Kam luftuar shumë për këtë. Dje duke parë shumë postera, shumë aktorë, ndjeva që ia vlen sakrifica.
Të luftosh në teatër për komunikim e gjallë dhe ta mbysësh veten me egoizëm është mungesë ndriçimi, është të mos besosh. Kur nuk ka shfaqje dhe postera në qytet ndjehem i varfër. Dje kur pashë postera u ndjeva i pasur”- theksoi ai.