Biden mesazh Putinit nga Varshava: Demokracia po qëndron në këmbë

Pas vizitës surprizë në Kiev, Biden e shprehu mbështetjen për Ukrainën dhe nga Polonia ku zhvilloi një vizitë zyrtare.

Gjatë bisedës në Varshavë me homologun e tij polak, Andrzej Duda, Biden ritheksoi mbështetjen e SHBA-ve ndaj Ukrainës

“Siç i thash presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kur fola me të në Kiev dje, mund të them se mbështetja jonë për Ukrainën vazhdon të jetë e palëkundur”, tha presidenti amerikan, Joe Biden.

Biden shprehu mbështetjen e SHBA-ve për botën demokratike, e cila sipas tij qëndron në këmbë në Ukrainë, pavarësisht 1 viti përballjeje me agresionin rus.

“Një vit më vonë, Kievi qëndron në këmbë. Dhe, Ukraina qëndron në këmbë. Demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju”, tha ai.

Ai shtoi se SHBA-ja po përgatit një dërgesë të re të “pajisjeve kritike” për Ukrainën, e cila, siç tha, do të përfshijë municione artilerie dhe radarë të mbikëqyrjes ajrore, në vlerë prej 500 milionë dollarësh. Biden paralajmëroi edhe sanksione të reja kundër shtetit rus.

Latest articles

Related articles