Sot 11 vite nga vr*sja në Afganistan e kapitenit Feti Vogli

Feti Vogli, komandant i grupit të parë special, mbeti i vrarë në Kandahar, Afganistan teksa ishte me mision shërbimi duke përfaqësuar Shqipërinë si një vend aleat i NATO-s. I plagosur mbeti dhe komandoja shqiptar Aleksandër Peçi, i cili pas dy vitesh u rikthye përsëri me mision atje.

Më 20 shkurt 2012, forcat e grupit “EAGLE 4” ishin me detyrë shoqërimi, pasi një përfaqësuese e lartë amerikane do të merrte pjesë në inagurimin e një qendre shëndetësore dhe një shkolle në Kandahar.

Grupi i batalionit special ishte i përbërë nga 12 ushtarakë dhe pas inagurimit të qendrës shëndetësore, ishin drejtuar për në shkollën e re. Përfaqësuesja amerikane kishte hyrë brenda bashkë me një pjesë të batalionit, ndërsa komandant Feti Vogli, komandot Aleksandër Peçi e Ylber Dajlani, si dhe ushtaraku amerikan Michael Trost po qëndronin jashtë.

Ata kishin siguruar pjesën e jashtme të godinës, shkollës, të shoqëruar gjithashhtu dhe nga Policia afgane. Në këtë moment, ndodh një akt pabesie pasi një nga policët afgan, që në fakt ishte i infilturuar i talebanëve, hapi zjarr drejt ushtarakëve duke lënë të vdekur komandat Fetiun dhe të plagosur rëndë Aleksandër Peçin e amerikanin Michael Trost.

“Në momentet kur kemi marrë plumbat e parë ramë në tokë. Kam parë komandant Fetiun rëndë në të djathtë në tokë dhe plumbat e kishin marrë në venat kryesore të qafës nga ku po i dilte shumë gjak. Në krahun tjetër ishte amerikani Michael Trost që kishte marrë një plumb në dorë dhe kishte humbur dy gishtërinj sikurse kishte marrë plumba edhe në këmbë e nisi të bërtiste”, ka treguar Peçi.

Vetë komadoja Aleksandër Peçi kishte marrë një plumb në fytyrë dhe në kohën që po ndihmonte komandant Feti Voglin, ka nisur t’i dalë gjak nga goja. Menjëherë jashtë kanë djemtë e tjerë të repartit “EAGLE 4” dhe pjesëtarë të sigurisë, të cilët kanë neutralizuar agresorin e kamufluar si polic.

Tre të plagosurit kanë pritur për rreth 25-30 minuta në vendngjarje për mbërritjen e helikopterit, siç ka treguar vetë komandoja shqiptar Aleksandër Peçi, ndërsa komandat Fetiu ka pasur gjakderdhje të madhe pasi plumbat e kishin kapur në arteriet kryesore të afës.

Gjatë transportimit me helikopter, stafi mjekësor është përpjekur të mbajë në jetë Feti Voglin, edhe nëpërmjet goditjeve me elektroshot, por fatkeqësit drejtuesi i grupit të parë special ra dëshmor. Vdekja e komandantit shqiptar u konfirmua në spitalin Rol 3 në Kandahar.

Komandant Feti Vogli lindi më 23.05.1981 në fshatin Baldushk të Tiranës dhe ra dëshmor më 20.02.2012. Ishte i martuar me bashkëshorten Alva dhe kanë një vajzë me emrin Egi, e cila sot është 13 vjeçe. Vogli ishte një ushtarak karriere i shkëlqyer dhe si rezultat i arritjeve në detyrë ishte dekoruar disa herë me medalje ndryshme. Sot në nder të tij ka një bust në Shqipëri dhe Afganistan.

Latest articles

Related articles