Ushtria ukrainase do të jetë “gati” për t’iu përgjigjur çdo “veprimi provokues” të mundshëm nga Rusia rreth përvjetorit të pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022, tha të hënën për CNN Yurii Ihnat, zëdhënës i Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës.
Zyrtari nuk dha hollësi për ndonjë kërcënim të mundshëm specifik, por tha se nëse rusët përfshihen në një lloj “veprimi ovokues” më 23, 24 ose 25 shkurt, Forcat Ajrore të Ukrainës janë “në gatishmëri 24/7,
“Puna jonë është të jemi gati në çdo kohë”, tha ai.
Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, ndërkohë 23 shkurti festohet në Rusi si Dita e Mbrojtes së Atdheut.