Bllokuan foltoren e Kuvendit, Balla: Do të marrim masa displinore për deputetët e opozitës

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla në një komunikim për gazetarët tha se do të merren masa displinore ndaj deputetëve të opozitës, të cilët bllokuan Foltoren në seancën e fundit. Ndërkohë Balla tha se nuk është koha e duhur për të kaluar në dyfishim të masave ndaj tyre.

Balla: Deputetët kanë bllokuar foltoren ekuvendit për disa orë dhe në këtë konteks sekretariati do të mblidhet të paktën 7 deputetë, për këta deputetë në fjalë dhe 2 të tjerë bllokues i jemi drejtuar Sekretariatit, për marrjen e masave disiplnore se mendoj si kryetar grupi parlamentar, rregullat janë bërë për tu zbatuar nga të gjithë. Kur një deputet bllokon, marrjen e fjalës nga të tjeret, masa parashikohet nga drejtuesi i seancës dhe sekretariati merret me masën .

Sekretariati mund të dyfishoje dhe besoj se nuk është koha për ta kaluar në ndryshm të masave. Edhe gjoja Alibia se nuk po zhvillohet mocioni me debat. Shpresoj që më 23 të kemi një seancë normale.

Sa i takon vendimarrjeve të GP, unë kam bërë një paraqitje të vlerësimeve të mbarëvajtjeve të seancës, përsëri seanca e fundit ishte një seanca ku cdo deputet pati mundësinë të fliste, dhe po ashtu akti që shumica jonë parlamentare , tregoi se kishte te gjitha votat në mbështetje të kryetares së Kuvendit

Latest articles

Related articles