Mbante me forcë të fejuarën në shtëpi, procedohet penalisht 30-vjeçari

Policia e Mallakastrës ka proceduar penalisht një 30-vjeçar, pasi dyshohet se ka mbajtur pa dëshirën e saj në banesë të fejuarën.

Bëhet me dhe se është proceduar penalisht shtetasi shtetasin G. B., 30 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshon se ka mbajtur me anë të forcës të fejuarën e tij në banesë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 30 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka mbajtur pa dëshirën e saj, në banesë, një shtetase (e fejuara e tij),” njoftona policia

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Latest articles

Related articles