Kallashnikovë, fishekë dhe benzinë gati për atentat, parandalohet ngjarje kriminale në Elbasan

Një atentat mafioz është parandaluar mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.

Burime bëjnë me dije se forca të shumta policie kanë rrethuar një automjet tip Foristradë të parkuar pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’.

Mësohet se në makinë janë gjetur dy armë të llojit kallasnikov, dhjetëra fishekë, si dhe një shishe me lëndë djegëse benzine gati për atentat.

Sakaq nuk ka asnjë informacion se kush mund të ketë qenë shënjestra, e as personat që ishin bërë gati për atentat.

Në zonën ku është gjetur automjeti është banesa e Erion Alibej, i arrestuar tashmë nga policia.

Gjithashtu mësohet se grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera në zone për të zbardhur ngjarjen

Latest articles

Related articles