1973. Mediat italiane, austriake dhe anglosaksone do të jepnin lajmin për vrasjen e Dom Shtjefën Kurti, martir i fesë, për shkak të pagëzimit të një fëmije, siç është akuza në dosjen e dënimit kapital, pa varr në 1971.
Vetë Papa Piu XII e dënoi rëndë këtë akt të paparë në historinë e njerëzimit duke dënuar rendin komunist shqiptar. Në të gjitha pritjet e ambasadave të vendeve perëndimore diplomatëve shqiptar nuk iu jepej dora. Ishte një Qëndrim. Përbuzje!
Bota e qytetëruar nuk iu jepte dorën zyrtarëve shqiptarë. Dhënia e dorës është akt qytetërimi që zëvendëson aktin e përshëndetjes me kokë të kalorsëve fisnikë të mesjetës.
Non Grata nuk do të thotë asgjë tjetër veçse nuk të japin dorën për një akt të rëndë që ke bërë.
Kjo ndodhi edhe ditën e djeshme, me festën e 15 Pavarësisë së Kosovës në Tiranë, ku ambassdori i Kosovës kishte ftuar edhe Sali Berishën në pritje.
Ambasadorët e fuqive të mëdha bojkotuan festën sepse nuk donin t’i jepnin dorën një politikani Non Grata.