Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter është shënuar pasditen e sotme në Greqi.
Epiqendra e tërmetit ndodhet 44 kilometra në veri të Heraklionit, Kretë ndërsa thellësia fokale ndodhet në 10 kilometra. Tërmeti është ndjerë në disa zona të Kretës.
Pak më herët, një tjetër tërmet i dobët, ka goditur zonën detare të Çanisë, 37.3 kilometra veri-veriperëndim, 2.9 Rihter, me thellësi fokale 10 kilometra.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, apo për dëme materiale.