Mat/ Kultivoi 189 bimë narkotike në mes të pyllit, arrestohet 21-vjeçari

Një i ri 21-vjeçar është arrestuar në Mat. Ai ishte shpallur në kërkim për kultivimin e 187 bimë cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar. Mësohet se në pranga ra 21-vjeçari A. N., 21 vjeç, banues në Krujë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka kultivuar 187 bimë cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Macukull, Mat, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia, në vitin 2021.

Latest articles

Related articles