Durrës: Një person i vë flakën vetes me benzinë dhe humb jetën

Trupi i djegur i një personi është gjetur ditën e sotme në Durrës. Sipas njoftimit të policisë mësohet se në zonën e plazhit, në ambientet e një pallati të pabanuar është gjetur një person i djegur.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe autoambulanca, ndërkohë deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës.

Paraprakisht dyshohet se viktima, trupi i të cilit u gjet i djegur, është një endacak.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:40, në lagjen nr. 13, Durrës, është konstatuar dyshohet i vetëdjegur me lëndë djegëse (benzinë), një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Latest articles

Related articles