Basha rikthehet në media pas më shumë se një viti: Çova në vend amanetin e gjyshërve të mi për Kosovën

Ish-kreu i PD-së dhe ish-ministri i Jashtëm Lulzim Basha ka dhënë pasditen e sotmë një intervistë për emisionin “Zona Zero” në Top News, duke u rikthyer pas më shumë se një viti në media.

Basha ka folur në ditën e Pavarësisë së Kosovës për atë çka ndodhi 15 vite më parë dhe në lidhje me kontributin e tij për këtë ngjarje historike. Ish-lideri demokrat deklaroi se përveç shpallja e Pavarësiusë së Kosovës, momente të veçanta për të kanë qe qenë dhe takimet me sekretarin amerikan ku ka diskutuar me detaje.

“Momenti më i vecantë ka qenë kontakti i parë me sekretarin e Shteteve të Bashkuara, që ishte i ngarkuar për pavarësinë e Kosovës, ku u takuam dhe diskutuam me detaje dhe kulmoi me datën e shpalljes së Pavarësisë. Roli i Shqipërisë ishte i veçantë dhe ndjeja një privilegj i dyfishtë. Momenti i dytë ka qenë shpallja e pavarësisë. Kam çuar në vend dhe amanetin e gjyshërve të mi që ikën në një kohë të vështirë. Por çuam deri në fund dhe amanetin e atyre që sakrifikuan për liri. U deshën tre gjenerata, por ja dolën për të ndërtuar një shoqëri perëndimore, demokratike. I ka dhënë leksione demokracie dhe Shqipërisë. Të shprehim mirënjohjen tonë për atë çka është arritur deri tani, jemi krenarë për atë që kanë arritur vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë.” -deklaroi Basha.

I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhi në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për përfshirje në trafikun e organeve gjatë luftës, dhe hetimet për çështjen e “Shtëpisë së Verdhë”, Basha deklaroi se të gjitha kanë qenë akuza keqdashëse ndaj tij, të cilat më pas rezultuan të pavërteta.

“Shiko, asgjë nuk e zhbën sensin e privilegjit dhe krenarisë që kam për kontributin në pavarësinë e Kosovës dhe më shumë në grupin që hetoi krimet e Serbisë në Kosovë.

Ndërsa fatkeqësisht në Shqipëri ka një mekanizëm të lig në funksion të një interesi të lig, të errët. Lufta ndaj meje nuk kufizohet vetëm nga skandali McGonigal. Por edhe me sulme të tjera që intensifikohen në prag të zgjedhjeve. Zoti Gubi në hetimin e Shtëpisë së Verdhë në Mat, apo edhe zoti Dash Peza kanë çmontuar shpifjet banale ndaj meje. Të gjitha këto akuza kanë rënë kanë dalë që janë të pavërteta.”- tha Basha.

Më tej, ai ka sqaruar edhe arsyet pse ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë asnjë zyrtar shqiptar aty dhe pse Shqipëria nuk ka qenë shteti i parë që i ka njohur Pavarësinë.

“Unë e kam ndjekur gjithë ditën nga zyra e Ministrit të Jashtëm, në koordinim me institucionet e Kosovës për ta çuar deri në fund. U vendos që të mos gjendej asnjë nga zyrtarët e Shqipërisë në institucionet e Kosovës atë ditë. Shqipëria nuk ishte në një raport neutral, ne e njihnim Kosovën për një periudhë shumë më të gjatë përpara dhe për të mos hidhnim poshtë gjithë historinë, ku 16 vjet e njihnim si një Republikë të Pavarur . Ishte një ëndërr brezash, ditë të mbushura me emocion.” –deklaroi Basha

Në lidhje me ngërçin Kosovë-Serbi, Basha u shpreh se zgjidhja e vetme është plani franko-gjerman.

“Plani franko-gjerman, është rruga e artë edhe për Serbinë që të çlirohet. Rrugë tjetër nuk ka, e vemtja pyetje është se sa shpejt do të realizohet. Plani frank-gjerman është për të çliruar Serbinë nga ky makth dhe nga ana tjetër i hap rrugën Kosovën për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE.” –u shpreh Basha.

Latest articles

Related articles