Në një Shqipëri ku SPAK zbulon dhoma me miliona euro të krimit, prona luksoze dhe biznese ku dyshohet se pastrohen paratë e drogës, Banka e Shqipërisë vazhdon ta shpjegojë fortësinë e lekut kryesisht me turizmin dhe investimet e huaja. Në dhjetë vjet, euro ka humbur gati 35% të vlerës, një rënie që nisi shumë përpara bumit turistik.
Por ndërsa dosjet e SPAK zbulojnë përmasat e ekonomisë kriminale, askush nuk shpjegon ndikimin e mundshëm të këtyre parave në tregun valutor, ku vetë Banka e Shqipërisë ndërhyn duke blerë euro. Kështu, në të njëjtin vend, SPAK numëron eurot e krimit, ndërsa Banka e Shqipërisë numëron turistët.



