Një zhurmues për të kaluar koncesionin e përbashkët të pullave fiskale

Partia Socialiste ka luftuar për vite në opozitë duke denoncuar koncesionin e Pullave Fiskale, ndër të tjera, si një koncesion korruptiv të lidhur me qeverinë e Berishës. Sot, e njëjta parti ka sjellë në kuvend dhe ka miratuar pa debat të qartë koncesionin në fjalë.

Në ndihmë kësaj radhe i erdhi dhe opozita e Foltores së Sali Berishës e cila fishkëllente bilbilin duke i dhënë mundësinë kuvendit që mos të dëgjohej një debat se përse PS ndryshoi mendim për koncesionin e Pullave Fiskale. Me të drejtë deputetja e PD, Tabaku, ngriti disa pyetje për ministren Ibrahimaj që ka përgjegjësinë politike për zgjatjen me një vit të një kontrate koncesionare që kryeministri i saj e ka konsideruar korruptive së paku përmes fjalëve të deputetëve që përfaqësonin PS.

Sali Berisha është natyrisht një person i dashur për oligarkët që sot qeverisin me Ramën. Ai ka shfrytëzuar këtë moment për t’i dhënë një tjetër ndihmë këtyre oligarkëve që kanë fshehur gjurmët në koncesionet e tij njësoj siç kanë bërë me koncesionet e Edi Ramës. Ndryshimi është që Berisha pasi përdor çdo deputet për t’i dhënë një ndihmë oligarkëve nuk paragjykohet në studiot televizive ndërsa deputetët e opozitës sulmohen nga një turmë linçuese dhe e pamend që ndjek urdhërat e Doktorit.

Bashkëpunimi mes atyre që Lulzim Basha i ka konsideruar, me shumë të drejtë, trekëndëshi i Bermudës është kthyer në një rutinë e politikës së ditës. Deputetët e Foltores që marrin peng kuvendin dhe nuk lejojnë debatin politik. Dëgjojeni se si fishkëllejnë bilbilin ndërsa deputetët e opozitës flasin kundër koncesionit të Pullave Fiskale. Dëgjojeni se si përhapin zhurmë ndërsa kërkohet interpelanca me Edi Ramën për çështjen McGonigal.

E gjitha kjo për të ofruar një shfaqje spektakolare pa asnjë qëllim të qartë në vetvete përpos se për të shpëtuar Edi Ramën. Fatkeqësisht ato po e shpëtojnë me sasinë e mashtrimeve që kryejnë në media në lidhje me këtë çështje, me numrin e lartë të citimeve të burimeve të dyshimta që në fakt nuk bëjnë vetëm se ricitojnë deklaratat e tyre.

Zhurma është i vetmi aleat i Edi Ramës në këto momente, për sa kohë Foltorja ia ofron ajo mbulon qartësisht problemin real që kryeminitri i Shqipërise ka në SHBA dhe padyshim aferat e tij me oligarkët që kanë kaluar nga Sali Berisha tek Edi Rama.

Latest articles

Related articles