Komisioni Evropian ka propozuar sot ndalimin e shitjes së cigareve elektronike (ose cigareve me ngrohje).
Propozimi vjen si përgjigje ndaj rritjes së ndjeshme të përodrimit të këtyre produkteve në të gjithë BE-në.
Një raport treoi një rritje prej 10% në vëllimet e shitjeve të cigareve elektronike në më shumë se 5 shtete anëtare dhe në përgjithësi në Bashkimin Evropian.
Produktet e cigareve elektronike tejkaluan 2.5% të shitjeve totale të produkteve të duhanit.
Stella Kyriakides, Komisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, tha: “Duke hequr nga tregu cigaret elektronike synojmë të realizojmë vizionin tonë për të mposhtur kancerin dhe për të krijuar një “brez pa duhan”. Me nëntë nga dhjetë kancere të mushkërive të shkaktuara nga duhani, ne duam ta bëjmë duhanin sa më jotërheqës për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve tanë dhe të shpëtojmë jetë.
Veprimet më të forta për të reduktuar konsumin e duhanit, zbatimi më i rreptë dhe mbajtja në hap me zhvillimet e reja për të adresuar fluksin e pafund të produkteve të reja që hyjnë në treg, veçanërisht të rëndësishme për mbrojtjen e të rinjve, janë çelësi për këtë. Parandalimi do të jetë gjithmonë më i mirë se kurimi.”
Propozimi tani do t’i nënshtrohet një periudhe shqyrtimi nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian dhe do të hyjë në fuqi 20 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shtetet anëtare do të kenë tetë muaj kohë për të transpozuar Direktivën në legjislacionin e tyre kombëtar dhe pas tre muajve shtesë të tranzicionit, dispozitat do të fillojnë të zbatohen.