Kompania “Fusha” fiton tenderin 4 mln euro për instalacionin në oborrin e zyrës së Edi Ramës

Kryeministri rikthen idenë e instalacionit që do kushtojë 4 milionë euro në oborrin e selisë qeveritare. Tashmë Fondi Shqiptar i Zhvillimit e ka bërë fakt dhe ka shpallur fitues kompaninë fusha për të ndërtuar të ashtuquajturin Kopshtin e Parajsës në oborrin e kryeministrisë.

Katër milionë euro nga taksat e shqiptarëve do të shpenzohen për të ndërtuar instalacioni “Kopshti I Parajsës” në oborrin e brendshëm të kryeministrisë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit i drejtuar nga Dritan Agolli bën përmes një dokumenti zyrtar njofton se në tenderin prej 4 milionë eurosh kanë marrë pjesë vetëm 2 operatorë ekonomikë, FUSHA sh.p.l dhe “ARKONSTUDIO”, ku fitues është shpallur kompania Fusha.

“Parku Eden” do jetë një instalacion me trarë druri dhe pemë të ndryshme të varura në të. Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se ky instalacion do të ndërtohet me procedurë të kufizuar dhe një fond limit prej 431milion e 403 mijë lekë.

Qeveria ka ngarkuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit për zbatimin e instalacionit me strukturë druri, Sipas dokumentit, drejtuesi i FSHZH-së, Dritan Agolli, ka hapur tenderin me objekt “instalacion me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë”, ndërsa kohëzgjatja e kontratës për zbatimin e saj është vetëm 6 muaj.

Ky tenderim u tentua edhe në gusht të vitit që lamë pas, por Fondi Shqiptar i Zhvillimit e pezulloi përkohësisht procedurën e hapur për ndërtimin e instalacionit.

Në atë kohë Kryeministri Edi Rama deklaronte se qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë lloj instalacioni. Ndryshe nga sa pretendon kreu i ekzekutivit, ky instalacion do t’i kushtojë Buxhetit të Shtetit 3.7 milionë euro.

Latest articles

Related articles