Pas një gabimi kompjuterik vonohen dhe anulohen fluturimet e kompanisë ‘Lufthansa’

Një gabim serioz i sistemit kompjuterik ka paralizuar fluturimet e kompanisë ajrore gjermane ‘Lufthansa’ në mbarë botën, duke shkaktuar vonesa dhe anulime për një numër të pacaktuar fluturimesh.
Të prekura janë sistemet e regjistrimit “check-in”, si dhe ato të hyrjes në bord.

Kanali televiziv gjerman “RTL” raportoi se aktualisht në disa raste po përdoren letra dhe stilolapsa, ndërkohë sipas kanalit “N-TV”, asnjë aeroplan nuk mund të trajtohet aktualisht.

Sipas raportimeve, aeroplanët dhe pasagjerët janë bllokuar në aeroportin e Frankfurtit në Gjermaninë qendrore. Një zëdhënëse në Frankfurt tha se po punohet në mënyrë intensive për një zgjidhje.

Pasdite pritet që drejtuesit e kompanisë ‘Lufthansa’ të mblidhen për një takim krize.

Sipas portalit “Floghtradar24”, fluturime të shumta të mëngjesit të sotëm tashmë janë vonuar apo anuluar.

Mbetet e paqartë çfarë i shkaktoi problemet kompjuterike.

Latest articles

Related articles