Dhunë, dr*gë dhe “tapë” në timon, 6 të arrestuar në Tiranë

Në Tiranë janë arrestuar 6 persona për vepra të ndryshme penale. 32-vjeçari A. B., është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Dy shtetas të tjerë E.T., 25 vjeç dhe R. H., 26 vjeç janë arrestuar gjatë një kontrolli, ku janë gjetur dhe sekuestruar lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Gjitahshtu janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur shtetasi G. T., 48 vjeç dhe pa leje drejtimi duke drejtuar motomjetin shtetasi A. T., 50 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. T., 25 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 26 vjeç. Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin E. T. dhe gjatë kontrollit fizik ndaj pasagjerit, shtetasit R. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Gjatë kontrollit fizik, 32-vjeçarit iu gjet një mjet prerës thikë, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin J. B., 53 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– A. T., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

– G. T., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin E. R., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 10 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Latest articles

Related articles