“Revolucioni” i Sali Berishës në 2023 është një ngjarje komike, me aktorë tragjikomikë, që nxjerrin pankarta fyese kundër SHBA dhe Britanisë së Madhe, për Non gratën.
Ish ministrat, ish drejtorët, ishat e korrupsionit të lartë shtetëror janë futur në veprime revolucionare. Dj Lenini bërtet: revolucion, revolucion demokrarik…
Për çfarë?
Për të rrëzuar ministrat, drejtorët dhe aparatin e korrupsionit të Edi Ramës dhe mazhorancës. Të korruptuarit bërtasin rrëzoni të korruptuarit.
Ku ishe? Asgjëkundi.
Shqiptarët po ikin, jo vetëm “jashtë shtetit” por edhe “brenda shtetit”. Bojkotimi i “revolucionit” të Berishës, i cili është katandisur me hallexhinj që iu paguajnë tollonin për një xhiro në Bulevard – është fakt.
Çfarë bëre? Hiçasgjë.
Partia Demokratike nuk ka më vokacion mazhoritar në shoqëri. Është kthyer në një bunker hallesh të lidershipit të saj. Është një çetë që kërkon plaçkë. Thirrjet janë për plaçkë.
Përkundër, demokratët nuk janë të motivuar më për shkak të fytyravr të korrupsionit që iu dalin para dhe i pështyjnë: Sali Berisha, lexhenda. Një gëlbazë që iu ka ngelur në fyt për 30 vite.
Nuk ngelet gjë tjetër, që revolucioni të bëhet me korrespondencë, me xhiro nëpër Tiranë, deri në 3 mars.