PD, Eriselda Zotaj Çelaj kandidon për bashkinë e Fierit me 14 Maj

– Një tjetër zonjë për zgjedhjet lokale nga PD, Eriselda Zotaj Çelaj kandidon për bashkinë e Fierit me 14 Maj

Partia Demokratike zbulon një tjetër emër që do të kandidojë nën siglën e saj në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Bëhet fjalë për tjetër zonjë që do të përfaqësojë demokratët në këtë përballje elektorale.
Eriselda Zotaj Çelaj, është propozuar nga strukturat e PD dhe përzgjedhur nga kryesia për të garuar për bashkinë e Fierit.
Zonja Eriselda Zotaj Çelaj, ka lindur, dhe jeton në Fier në një familje demokrate, të nderuar dhe me tradita.
Eriselda është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.
Zonja Zotaj Çelaj, ka studiuar dhe është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Departamenti Ekonomik, Dega “Kontabilitet-Finance, Titulli Kontabilist”.

Ajo ka qenë e angazhuar në jetën publike në Fier, si në aspektin profesional, ashtu dhe atë politik.
Në politikë Eriselda është futur që në moshë të re duke qenë prej vitit 2003 pjesë e Forumit Rinor të PD dhe më pas si anëtare e Lidhjes Demokratike të Gruas, e deri me sot ne pozicionin e Kryetares se Grupseksionit dhe Anëtare e Kryesisë së Degës. Gjatë angazhimit politik ka treguar përkushtim në çdo betejë politike dhe elektorale të Partisë Demokratike.
Eriselda Zotaj Çelaj është mundësia më e mirë për qytetarët e Fierit që të kenë pushtetin në dorën e tyre dhe jo në funksion të vjedhjes e shpërdorimit të taksave tyre.

Latest articles

Related articles