U dhunua barbarisht në Tiranë, ndërron jetë në Kenia 22-vjeçarja

Joy Ayoko, 22-vjeçarja nga Kenia e cila u dhunua barbarisht në Tiranë ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur, nëna e saj.

E reja u largua nga Shqipëria drejt vendlindjes më 25 janar, teksa la Spitalin e Traumës për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, por aty ka ndërruar jetë.

Për disa muaj vajza nga Kenia qendroi e shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet. Gjatë gjithë kësaj kohe ajo ka qene në gjendje kritike për jetën.

Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve, megjithëse raportet e mëparshme kundërshtonin atë që policia i tha familjes, e cila tregoi se Joy Aoko u përpoq të bënte vetëvrasje duke u hedhur kati i dytë i pallatit të saj.

Latest articles

Related articles