Protestat e opozitës – Prof. Kalemaj: Termi “revolucion”, i gabuar, i përket të majtës

Opozita ka paralajmëruar për sot protestën para parlamentit më të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

Teksa atë e kanë emërtuar si revolucion nismën e këtyre protestave, politologu Ilir Kalemaj, e cilëson si një term të gabuar emërtimin.

Ai tha në “MCN live”, se revolucionet në tërë historinë e njerëzimit i përkasin të majtës, teksa duhet që opozita të gjej një alternativë të re.

Së pari kemi të bëjmë me faktin se termi revolucion është i gabuar, historikisht i përket të majtës në politikë.

Revolucioni i fundit ka ndodhur para 300 vitesh. Pra, është term i gabuar, dihet se e djathta flet për evolucion, dhe e dyta evolucioni nënkupton rrëzim pushteti në mënyrë të dhunshme. Duhet parë kush është objektivi i kësaj proteste, çifti Berisha-Meta, është i vjetër, duhet alternativë të re.

Latest articles

Related articles