Pse Demokratët bojkotuan xhiron në Bulevard të Sali Berishës – REDAKSIONALE

Sali Berisha dështoi dje turpshëm në protestën e thërritur kundër SPAK dhe SHBA. Njerëzit aty ishin një minorancë që nuk ngjalli asnjë fije entuziasminpër herë të parë.

Protesta dështoi për të dyja palët: si per drejtuesin e saj dhe komisarët rreth tij por edhe për protestuesit.

Berisha kërkonte një proteste madheshtore për të trembur gjykatat dhe ambasaden Amerikane. Numri i vogël, mungesa e frymës dhe kaosi i mesazheve ia shkatërruan gjithë protestën.

Demokratet që dolën mendonin se diçka do ndodhte. Kur nisi Foltorja shumica e mbështetësve publike qenë tp bindur se vetëm Berisha e rrezon me dhunë Ramëpsen. Ky nuk e shkel fjalen! Ky (pra Berisha) e mban fjalen deri ne fund! Kur Doktori therret revolucion, e ben!

Dje, ata u zhgenjyen me besimin tek miti krijuar. Te deshperuar kishin mllef ndaj demokrateve te shumte qe bojkotuan. Pastaj me mllef ne studio ulerisnin pse bojkotuan demokratet.

Demokratet bojkotuan per shume arsye: e para, nuk besojne se halli personal i Berishes eshte shkak per proteste. E dyta, besojne tanime se vota jo protesta rrezon qeverite. Per ta kuptuar kete demokrateve iu desh rruge e gjate; dogjen mandatet (gabim), dogjen pjesmarrjen ne zgjedhje (gabim), hapen çadren (gabim).

E treta, demokratet dhe shqiptaret duan seriozitet dhe lufte politike. PD e provoi ne 2022 dicka te tille dhe rezultoi me sukses. Por e la pergjysme kete rruge duke iu rikthyer zanatit te rremujes parlamentare edhe duke i bere qejfin PS!

Derisa PD te kthehet ne nje force politike qe perballet me sfidat e reja dhe mos prodhoje seancat e ekzorcizmave te fantazmave te hallexhinjve aty, nuk do kete zhvillime.

PS shkon tek aplikacioni Aktivist, PD ka mbetur ende tek aplikacioni ”Revolucioni Demokratik”.

Prandaj dhe Rama ben vazo qe me gjase ia con Doktorit per dhurate falenderimi. Ndjehet komod kur perballe ka tanime Maestron Berisha. Madje e fton ne parlament qe te flase me shume se cdo deputet tjeter pasi e di qe sa me shume flet Maestrona aq me shume vazo mund te beje tek studioja!

Latest articles

Related articles