Ka folur për mediet babai i cili u fotografua duke mbajtur dorën e vazjës se tij 15-vjeçare, e cila ndodhej e pajetë nën rrënoja, si pasojë e tërmetit apokaliptik në juglindje të Turqisë.
Ai tha se e bija ndërroi jetë në momentin e tërmetit dhe se nuk kishte asnjë mundësi për të shpëtuar. Hancer tha se arriti të shkonte te vajza e tij tre ditë pasi kishte rënë tërmeti.
Ajo kishte shkuar për vizitë te gjyshja e saj, në Kahramanmaras.
“U përpoqa i vetëm, me duart e mia të tërhiqja vajzën time, por fatkeqësisht nuk munda ta shpëtoja”, ka thënë Hancer.
Në një intervistë për CNN Turk, babai i cili përloti tërë botën me foton virale ( ku i mbante dorën vajzsës së pajetë, trupi i të cilës ishte nën rrënoja) zbuloi se tërmeti shkatërrues i mori personat më të çmuar që ai kishte në jetë; të bijën, nënën, dy vëllezërit e mëdhenj dhe kunatën.
Ai tha ndër të tjera se një pjesë e trupit të vazjës kishte qenë jashtë rrënojave, por pjesa tjetër ishte bllokuar nën to.
Hancer tha gjithashtu për CNN Turk se aktualisht është pa shtëpi për shkak të dëmeve që ka pësuar banesa e tij.