Çfarë i kanë bërë politikës Rama, Berisha dhe Meta. Një Analizë


Nga Sebastian Zonja

E shtunë: Protestë se po ikin shqiptarët

E dielë: Pushim. S’ka deklarata shtypi se është ditë me diell dhe do shkojmë në Lalëz.

E hënë: Protestë se Rama është i korruptuar

E martë: Pushim. Është Shën Valentin. Monika dhe Ilir do festojnë si çift.

E mërkurë: Protestë. Rama ka korruptuar agjentin amerikan McGregor

E enjte: Pushim. Sali Berisha ka vizitë te mjeku për ilaçet e reja për prostatën

E premte: Protestë. SPAK nuk po heton si duhet Inceneratorët.

E shtunë, e dielë: Pushim. Kaluam gjithë javën me protesta, duhet pak pushim.

– Cila është kauza e protestave?
– Pse shpërdorohen energjitë me protesta kur mund të bësh organizim kapilar?
– Çfarë do të thotë revolucion?

Demokracia me kryeministra si Rama, me të vërtetë është në rrezik. Rama nuk rrëzohet me protesta. Ai rrëzohet me votë. Pse duhet të harxhohen energji me protesta, kur mund ta kanalizosh pakënaqësinë diku tjetër që përkthehet në vota?

Çdo subjekt politik e nis rrugën si Lëvizje politike për t’u bërë Parti. Partia mban shumë kauza brenda, është më e strukturuar dhe është operatori kryesor politik në pluralizëm. LSI, nga Lëvizje shkoi drejt Partisë. Rithemelimi, nga Lëvizje kërkon legjitimim si Parti por sillet si lëvizje.
Lëvizja, në shumë raste, e zbraz politikën nga kauzat, sepse ka veç aksion. Partia e përfshin Lëvizjen se përfshin aksion dhe kauza.

Sot nuk janë më vitet ’90 dhe Berisha e di shumë mirë këtë. Çudi pse pret rezultate të ndryshme me lëvizje të njëjta? Budalla nuk është, as ai, as Meta. Financa kanë plot. Edhe njerëz kanë. Çudi, pra.

Ndonjëherë, ka raste, kur duhet veç një fije dinjitet apo një fije mend.

Latest articles

Related articles