Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë Italiane, pasi akuozhen për trafikim të lëndëve narkotike.
Mediat italiane shkruajnë se falë bashkëpunimit mes drejtësisë shqiptare dhe italiane deri më tani janë arrestuar 46 personave dhe sekuestrimin e pasurive me vlerë mbi pesë milionë euro.
Presonat e arrestuar akuzohen për trafik të gjerë të kokainës, heroinës, marihuanës dhe hashashit . të arrestuarit e sotëm janë Laidon Ibrhaimi dhe Myka Muhrem u morën nga shtëpitë e tyre në Valledoria dhe Badesi dhe hetimet janë duke u zhvilluar tani për të rindërtuar rolin dhe aktivitetet e të dyve në zonën e Sassarit.
Nga operacioni ku janë arrestuar 46 persona janë sekuestruar 120 kilogramë kokainë, 15 kilogramë heroinë të pastër. Gjithashtu janë sekuestruar 129 kilogramë marijuanë dhe 92 kilogramë hashash.