Ky vend do të zëvendësojë “Shën Valentinin” me “Ditën e Përqafimit të Lopës”

Bordi shtetëror i mbrojtjes së kafshëve në Indi u ka kërkuar qytetarëve që të festojnë ‘Ditën e Përqafimit të Lopës’ më 14 shkurt të këtij viti, në vend të Ditës së Shën Valentinit.

Në një deklaratë zyrtare të lëshuar të mërkurën, agjencia qeveritare i përshkroi lopët si “shtylla kurrizore” e kulturës indiane dhe ekonomisë agrare, duke thënë se “përqafimi i lopëve do të sjellë pasuri emocionale dhe do të rrisë lumturinë individuale dhe kolektive”.

Ajo shtoi se përqafimi i lopëve do të ndihmonte në adresimin e kërcënimit me të cilin përballen traditat, të cilat kanë origjinën nga tekstet e lashta fetare hindu të Vedave dhe janë në rrezik të zhduken për shkak të përhapjes së traditave perëndimore.

Kjo është hera e parë që një vend i tërë ka dalë kaq fort kundër festës së të dashuruarve. Mirëpo, propozimi i Këshillit të Shtetit shkaktoi reagime të forta në rrjetet sociale.

Vihet re se hindutë e devotshëm besojnë se lopa është një kafshë e shenjtë që duhet adhuruar pasi përfaqëson “Nënën Tokë”. Sidoqoftë, India nuk u kushtonte gjithmonë një rëndësi të tillë.

Në librin e tij Miti i lopës së shenjtë, historiani DN Jha argumenton se shenjtëria e lopës është një traditë relativisht e re.

“Lopa tenton të bëhet me kalimin e kohës një mjet politik në duart e pushtetarëve, të cilët ndihen të kërcënuar nga myslimanët”.

Latest articles

Related articles