PD e drejtuar nga Basha dhe gjithë të tjeret që sot janë në krah të Doktorit bënin shumë protesta. Disa qenë edhe të medha. Shumë demokrat u shqepen me gaz e mjaft të tjerë perfunduan burgjeve. Nën zë asokohe thuhej aha Basha është “i shitur” ndaj nuk e marrim Kryeministrinë dhe pushtetin. Nga deshperimi vende vende merrej në konsideratë ky pohim. Pas 9 Shtatorit 2021 kjo u tha me forcë, haptaz nga Doktori e të gjithë ata që ishin më krah të Bashes e sot janë toptan në krah të Doktorit se në fakt partia e tij ka qënë ateherë dhe sot. Gomareri të mendosh ndryshe.
Javë pas jave u shtuan zërat që rrahnin gjoksin me Doktorin në krye që thonin “tani që kemi opozite të vertete të pashitur e kapur, do ti punojmë qindin qeverisë, protestat nuk do jenë shetitje.Ato do kenë konkluzion- fitoren”.U bënë disa protesta të cilat njëra pas tjetres zvoglohen! Protestuesit gjithnjë e më të paktë e me të zhgenjyer kthen në shtepi. Pra Doktori dhe grupi pas tij janë të ndershem. Ata nuk janë të kapur nga qeveria si disa prej nesh që nuk ju bëmë krah. Prapë Qeveria nuk bie. Në fakt Basha nuk krijoji frymë se më shumë se i kapur nga Rama konsiderohej totalisht pa autoritet e si i tillë i kontrolluar nga Doktori të cilin nuk arriti ta tejkalonte kurrë as në vese as në virtyte politike.
Doktori është gjithmonë aty në partinë e tij pronë. E themeloi bashkë me shumë intelektual të tjerë po e zaptoi u tregua më i zoti. Ky vit deshmoi që militantet e kesaj partie ai i ka. Me shumë kurajo e guxim ai po perpiqet tu thotë shqiptarve ngrihuni në revolucion kunder një qeverie që në fakt duhej të ishte permbysur me vakt nese opozita do ishte bindese. Ata nuk ngrihen. Revolucioni nuk bëhet me autobuz po me frymë. Doktori me hallet e veta dhe të familjes së vet këtë frymë nuk e krijon dot me gjithe energjinë dhe inteligjencen kreative që nuk i mungon. Ajo nuk leviz asnjë gjeth me ish ministra , me një oborr qesharak politikanesh pa identitet , me ish drejtor e plot perfitues nga ish pushteti i tij dhe PD-së.
Shqiptaret në shumicë , demokratet po aq nuk ndihen të detyruar ndaj tyre më, as ndaj shumë politikanve të PD që po shkojnë drejt moshes se mesme e pleqerisë të kapur pas drejtimit të saj. Thuhet u rithemelua PD ?! Thuhet!! Po çfarë është rithemeluar tek ajo pjese e identifikuar me “Foltoren”?! U rikthye Dojtori de jure. Pas tij janë ata që i kanë rëndur gjithmonë. Ndonjë ka filluar ta imitojë edhe kur flet me duar , me gisht, me fraza.
Opozita e ka jetike jo vetem të bashkohet por të purifikohet, të dalë nga interesat e hallet personale të disa individeve, të kthehet në aset publik, të ikë nga folklori drejt seriozitetit, të hapet me konkurrencë e jo të mbyllet me pilotim. Shoqeria po kerkon një opozitë për ta udhehequr drejt ndryshimit e shpreses. Por ajo ul sytë perdhe kur sheh karikaturat e ndryshimit. Revolucioni do mbetet një genjeshter.
Fajtor per deshtimin e tij do gjinden shumë, e ndiej veten kantidat për këtë proces. Shqiptaret janë lodhur me të njëjten çete personazhesh tash 32 vjet. Nuk i honepsin më në retoriken, genjeshtrat, pasurinë dhe matrahulllekun që i karakterizon.
Nuk mjafton më një PD e bashkuar se e ndarë jo e jo por një PD e re, një opozitë e re pertej personazheve kryesorë e dytesorë që e kanë bërë zap në keto dekada sigurisht me njerzillekun për ti falenderuar për ç’mirë bënë dhe “pafytyresinë” e të kerkuarit që të rrinë në shtëpi. Po vazhduam keshtu Edi Rama herën tjeter do shfaqet me një skulpturë tjeter duke na ekspozuar hallatet e saj të bëshme se sot ishte permbajtur. Çdo premtim i pambajtur i ul vleren atij që do bëhet. Çdo deshtim i jep forcë kundershtarit. Të dyja bashkë i zgjasin jeten qeverisë dhe lidershipit të Opozites që buk bind. Nese revolucioni duhet vetem për kaq, hajt gezuar !
Nuk është trimeri e madhe të bësh kasandren kur gjërat shihem qartë po edhe të thuash fluturon gomari kur ai po ngrodh me ngjan poshtersi! Te heshtesh është opsion i perkohshem por jo afatgjatë.
Herë pas here e verteta ti shton armiqtë. Shumëkush të gjykon me fjalet e tjetrit, me sytë e tij të sheh. Nga deshperimi të shajnë, të etiketojnë por ani njerzore është. Po dehja duhet të marrë fund. Sa më parë të bëhemi esell aq më shpejt do të jemi Opozita që vendi kerkon dhe ndryshimi pret. Te dehur do mbetemi të mundur. Kaq gjatë të mundur vëmë në rrezik vendin dhe natyren e tij politike duke i dhënë fuqi kesaj qeverie të shnderrohet në rregjim.