Mediat italiane: Bosi i mafias Matteo Messina ka qenë në Shqipëri, takime me përfaqësues

Bosi i mafias, Matteo Messina Denaro, i cili u vu në pranga disa javë më parë, ka qenë edhe në Shqipëri. Teksa po rindërtojnë jetën e mafiozit, përpara se ai të sëmurej nga kanceri dhe të vendoste të kthehej në Siçili, hetuesit kanë zbuluar hartën e udhëtimeve të Matteo Messinës. Sikurse shkruajnë mediat italiane, e përbashkëta e të gjitha këtyre udhëtimeve ishte biznesi i drogës.

Ndonëse nuk jepen shumë detaje për udhëtimin e tij në Shqipëri, Messina, sipas mediave italiane, ka dërguar fillimisht në Shqipëri, në vitin 2014, të besuarin e tij, Luca Bellomo, bashkëshorti i mbesës së tij Lorenza, para se ai të arrestohej dhe të dënohej me 10 vite burg.

Më pas bosi i mafias ka ardhur personalisht në vendin tonë për të lidhur marrëdhëniet me përfaqësues të institucioneve dhe të bizneseve.

Po ashtu Messina ka vizituar edhe malin e Zi, por këtu udhëtimi i tij lidhej me arsye më të thjeshta, pasioni për kazinotë.

Matteo Messina Denaro u arrestua më 16 janar, pas 30 vitesh në arrati. Zëvendësuesi i Toto Riinës dhe autor i mijëra masakrave, ai u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.

Latest articles

Related articles