Kancelari gjerman: BE të përshpejtojë procesin e integrimit për Ballkanin Perëndimor

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të dalë me një vendim për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai është shprehur procesi i integrimit duhet të përshpejtohet për Ballkanin Perëndimor, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Sipas kancelarit gjerman, integrimi i këtyre vendeve në BE duhet të jetë i suksesshëm. Megjithatë ai e bëri të qartë se këto vende duhet të përmbushin kritere si shteti i së drejtës, kushtet demokratike dhe ekonomike.

Latest articles

Related articles