Akti i ekspertimit për ngarkesën në Frakull të Fierit, ja sa kg k*kainë ishte tretur në pleh

Ka përfunduar aktekspertimi për thasët me pleh organik që u gjet 3 muaj më parë në Frakull të Fierit.

Bëhet me dije se në aktekspertim rezulton se e gjitha lënda që u gjet në thasët me pleh kimik është drogë e llojit kokainë që arrin totalin në 485 kg.

Kujtojmë që më 24 nëntor të vitit 2022 u kapën 485 kg kokainë gjatë një operacioni të SPAK në fshatin Frakull e Madhe të Fierit. Droga ishte tretur në thasë me pleh kimik. Në lidhje me këtë aktivitet kriminal u arrestuan Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Klajdi Matoshi, Redin Meshi, Julian Malaj, ish-kryetari i Komunës Frakull Viktor Çervanaku, në shtëpinë e të cilit u gjetën thasët me pleh dhe kokainë.

Po ashtu, të arrestuar janë dhe djali i tij Denilson Çervanaku dhe e fejuara e tij, Enxhi Ferhati.

Latest articles

Related articles