Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta me origjinë verilindore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malorë veriorë. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – lindje me shpejtësi mesatare nga 1 – 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në bregdetin veriperëndimor – perëndimor dhe zona luginore era intensive me shpejtësi deri në 12 – 14m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Latest articles

Related articles