Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, lëshoi një mesazh ngushëllimi për qytetarët që humbën jetën nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş të Türkiye-s, transmeton Anadolu.
“Në emër të komunitetit botëror të futbollit, përcjell ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën në tërmetet në Türkiye dhe Siri. Ndajmë dhimbjen e të lënduarve dhe viktimave të fatkeqësive dhe lutemi për ta. Shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë me popujt e të dy vendeve në këto kohë të vështira”, tha Infantino në mesazhin e tij.