Kamerat kurth të vendosura nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar të Prespës, kanë bërë të mundur kapjen e pamjeve të disa kafshëve të egra, si rrëqebulli, derri i egër, dhelpra e kuqe etj.
Falë dhe temperaturave nën zero të cilat kanë përfshirë juglindjen, lëvizja e këtyre kafshëve është rritur në zonat ku janë vendosur këto kamera. Disa prej tyre ishin nën shënjestrën e gjuetarëve vite më parë duke i pakësuar, por tashmë duket se ato janë kthyer në abitatin e tyre.
“Kamerat e kurthit të vendosura në Parkun Kombëtar të Prespës kanë dhënë rezultatet e tyre, duke monitoruar rrëqebullin gjithashtu duke dokumentuar praninë e lartë të derrit të egër, dhelprës së kuqe, zardafit, ujkut, lepurit të egër si edhe të kaprollit.”, shkruan AKZM.