Gara për shuplakën më të fortë nuk shkoi siç e kishte menduar një garues, në kampionatin që po mbahet në Rumani.
Derisa po qëndronte në këmbë përballë kundërshtarit, atij për një moment iu deformua fytyra dhe brenda një sekonde i është ënjtur gjysma e kokës.
Bëhet fjalë për Sorin Comsa që pësoi goditje tejet të fuqishme në kokë nga kundërshtari – duke e detyruar të pauzojë paksa që të këndellet.
Nga goditja e fuqishme me shuplakë atij iu deformua fytyra dhe gjysma e kokës i është ënjtur, sikur të ishte rrahur me orë të tëra.
Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në internet dhe në masë të madhe po shpërndahet në të gjitha rrjetet sociale.