A do të dështojë Berisha në 11 shkurt? – REDAKSIONALE

Ka një ankth që ka kapluar në grupimin e Foltores për datën 11 shkurt dhe protestën e thërritur të Sali Berishës që ka si fasadë çështjen McGonigal por në thelb fsheh frikën për ngarjet që po zhvillohen në SPAK. Në vitin 2005, njerëzit ishin të prirur që të shihnin një drejtësi në aksion kundër bandave të Fatos Nanos dhe korrupsionit socialist. Në intervistat e para të dhëna për mediat, Sali Berisha kërkonte hetime nga prokuroria e asaj kohe dhe posaçërisht Theodhori Sollaku si për korrupsionin dhe për bandat e krimit të lidhura me qeverinë. Por, sapo Berisha emëroi si Prokurore të Përgjithshme Ina Ramën (që e quajti Silvia Conti e Shqipërisë) kërkesat e tij rreshtën kjo dhe për faktin që ndodhi ngjarja e Gërdecit.

Që nga ai moment, Berisha kurrë nuk ka folur për hetime të prokurorisë por ka folur vetë si prokuror, polic dhe gjyqtar. Frika që atë e kishte kapluar ishte se djali i tij dhe njerëzit e afërt të djalitt ë tij do të thërriteshin nga Prokuroria e Përgjithshme për çështjen “Gërdeci”. Ky makth e ka shoqëruar për vite me radhë aq sa iu desh të pajtohej me Ilir Metën në 2009, të krijonte 21 janarin 2011 duke mos shkarkuar Metën dhe në fund duke shtyrë PD të dilte kundër Reformës në Drejtësi e të digjte mandatet.

Ndërsa në SHBA dhe Shqipëri shpërtheu çështja McGonigal, Sali Berisha kishte një makth tjetër; djali i tij ishte i thërritur në SPAK për t’u pyetur për shpërthimin në Gërdec. Për mbi 10 vite asnjëherë Prokuroria nuk e kishtë thërritur dot Shkëlezen Berishën, erdhi dita që ajo të thërresë atë dhe ta pyesë për faktet që ai di. Kjo e ka tronditur njeriun që tani do t’i vjedhë Bashës edhe PD-së viktimizimin për çështjen McGonigal për ta përdorur për hallin e tij, pra Gërdecin në shtëpi.

Për ditë të tëra, njerëzit e Sali Berishës në media dhe jo vetëm kanë hetuar çdo detaj dhe çdo takim të McGonigal duke dashur të atashojnë një pagesë të Ramës që McGonigal të ketë urdhëruar hetimin e Shkëlzen Berishës. Por, kjo nuk ka pasur asnjë provë përpos thirrjes së çartur të Berishës në televizionin e tij personal, se McGonigal ka takuar drejtues të SPAK. Në fakt, më shumë drejtuesin e SPAK mund ta ketë takuar Berisha si komshi në Lalz se sa FBI.

Mungesa e provave dhe problemi që në SHBA mediat flasin se si Rama ka sulmuar Bashën e ka trishtuar shumë enturazhin e Berishës që jo vetëm nuk është më një njeri me peshë por dhe që kjo mund t’i kthehet në bumerang për 11 shkurtin. Berisha është tejet i shqetësuar se mos protesta e 11 shkurtit dështon të jetë frikësuese për SPAK pasi ai në thelb nuk i intereson aspak çështja McGonigal për hallin e të birit. Kjo duket s eka nisur të vendos në punë motorët e medias së Berishës dhe ato pak surrogatë të tij që kanë mbetur pa u blerë dhe që kanë kaluar me median e sapokrijuar të kryeministrit Rama.

Ky i fundit, natyrisht ka një hall tjetër më të madh dhe imediat për të se sa ai i Berishës. Ai prej disa javësh ka mësuar se një hetim i FBI ka burgosur dikë që ai e ka konsideruar mik personal të tijin. Ka burgosur një person që ka sajuar një hetim kundër Partisë Demokratike me porosi dhe dëshirë të kryeministrit të Shqipërisë. Kësaj i duhet shtuar që mediat më të rëndësishme të SHBA po e qarkullojnë historinë e tij prej mbi 2 javë, duke treguar se si Rama ka paguar për të lobuar kundër Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës. Pra, Ramës i duhet media e tij dhe analistët e tij që për herë të parë i duhet të godasin dhe Shkëlzenin e Berishës për të shpëtuar atë të Edi Ramës.

Latest articles

Related articles